
“Love is in the air” në Grammys 2022

Shumë e kishin mendjen tek çmimet apo artistët e preferuar, por të tjerë nuk i lanë pa komentuar çiftet që shkelën në tapetin e kuq të eventit më të rëndësishëm të muzikës. Grammys 2022, dhuruan emocione dhe shumë dashuri u shpalos para gjithë botës, sidomos nga çiftet që parakaluan dorë për dore. Pati dhe ca puthje shumë të zjarrta që me siguri do mbahen mend për ca kohë.
E shumëpritur qe dalja e parë publike e Hailey dhe Justin Bieber, të cilët kanë pushtuar mediat me lajmin e shtrimit në spital të modeles. Ata ishin më të lumtur se kurrë dhe veç pamjes shumë të kuruar dhe të kombinuar, ata ranë në sy për lumturinë dhe pozitivitetin.
Nga ana tjetër nuk mungoi Kourtney Kardashian me partnerin e saj Travis Barker që puthjet i patën aq të zjarrta sa janë më të komentuarit momentalisht. Çiftet e tjerë do i shihni më tej të ilustruar me foto…
(Kosova Sot Online)