Motra e Emina Çunmulajt e puthë Vuçiçin!

  • A.P /
  • 10 April 2022 - 09:53
Motra e Emina Çunmulajt e puthë Vuçiçin!

Motra e Emina Çunmulajt në delir për mandatin e tretë të Vuciqit, puthë posterin e tij

Javën e kaluar, Aleksandar Vuciq fitoi mandatin e tij të tretë si President i Serbisë.

Image

Ish-ministri i Sllobodan Millosheviq gjatë kohës së gjenocidit në Bosnje dhe Kosovë duket të ketë përkrahës edhe në mesin e shqiptarëve, e një prej tyre është hiç më pak se motra e modeles së njohur, Emina Çunmulajt, Pepi.

Vajza nga Malësia i është gëzuar tejmase fitores së Vuciq, siç e ka shprehur haptazi vet, në rrjete sociale.

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social “Instagram” të Çunmulajt, ajo shihet duke puthur posterin e Presidentit serb nën mbishkrimin: “E ardhmja është e ndritur” duke e aluduar të ardhmen e shtetit serb nën drejtimin e tij.

Image

 

(Kosova Sot Online)