Bora dhe Donaldi rikthehen në krahët e njëri-tjetrit?

  • G.G /
  • 16 May 2022 - 10:03
Bora dhe Donaldi rikthehen në krahët e njëri-tjetrit?

Raporti i dyshes, Donald Veshaj dhe Bora Zemani vazhdon të jetë në krye të mediave rozë, teksa shumë ndjekës kanë kërkuar herë pas here rikthimin e tyre.

Së fundmi, “Kryefjala.com” ka bërë me dije se dyshja janë bashkë dhe se moderatorja, Bora Zemani e ka shoqëruar me makinën e saj Donaldin në një koncert që ai ka pasur në Kosovë.

Më tej, thuhet se dyshja janë parë në Morinë së bashku, ku ka qenë Bora në timon ndërsa Donaldi pasagjer. Që të dy kanë pasur kapele në kokë, për t’u kamufluar disi.

“Në kufi janë regjistruar në të njëjtën kohë në regjistrin elektronik”.

Kujtojmë që Bora reagoi pak kohë më parë, ku hodhi poshtë të gjitha thashethemet për një duet apo bashkëpunim me Donaldin.

(Kosova Sot Online)