Kupa e Eurovizionit shitet 900.000 dollarë

  • A.P /
  • 30 May 2022 - 15:13
Kupa e Eurovizionit shitet 900.000 dollarë

Anëtarët e grupit ukrainas Kalush, që fituan Eurovizionin i cili u mbajtë në fillim të këtij muaji në Torino, Itali, kanë nxjerrë në ankand çmimin që ata fituan, 'Mikrofonin e kristaltë'.

Ankandi u mbajt në Facebok, nën drejtimin e moderatorit ukrainas, Sergi Pritula.

Shuma përfundimtare që u ofrua për këtë trofe ishte nga kompania e kriptomonedhave ‘Whitebit’.

Pas përfundimit të ankandit grupi shkroi në Facebook:

‘Djema jeni të mrekullueshëm. Ne falendorojmë të gjithë ata që morën pjesë në këtë ankand dhe një falenderim i veçantë shkon për ekipin e Whitebit që bleu trofeun për 900.000 dollarë dhe tani ata janë pronar të ligjshëm. Lavdi Ukrainës! Lavdi Forcave të armatosura të Ukrainës!.

Paratë e mbledhura do të përdoren pë të blerë dron pa pilot PD-2 të teknologjisë së fundit, për Forcat e armatosura të Ukrainës.

(Kosova Sot Online)