Bebe Rexha publikon çastet intime me të dashurin

  • A.P /
  • 31 May 2022 - 15:36
Bebe Rexha publikon çastet intime me të dashurin

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, këtë vit ka qenë shumë pak aktive në muzikë.

Në pothuajse gjysmën e parë të vitit, ajo nuk ka publikuar ende ndonjë projekt të ri muzikor, duke zgjedhur të jetë tërësisht e përkushtuar në jetën private.

Edhe postimet në rrjetet sociale i ka pasur të pakta, megjithatë kohëve të fundit 32-vjeçarja iu ka dhënë fansave të saj përditësime rreth më të rejave në jetën e përditshme të saj.

Ndër të tjerash, ajo publikoi në llogarinë e saj zyrtare në TikTok, e cila përmbledh sekuenca të ndryshme nga pushimet e saj të fundit në Miami me të dashurit.

Përmes tregon momentet më të lumtura të saj gjatë këtyre pushimeve, që nga nisja me aeroplan, shëtitje me motor-skaf e deri te çastet intime me të dashurin e saj, Keyan Safyari.

Image

(Kosova Sot Online)