Policia ia ndaloi performancën në koncert, reagon Mozzik

  • G.G /
  • 11 June 2022 - 12:58
Policia ia ndaloi performancën në koncert, reagon Mozzik

Rep – artisti i njohur, Mozzik mbrëmë pritej të mbante një koncert në Tiranë, por që nuk shkoi ashtu sic duhet.

Policia ia ndaloi performancën. Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi në Instastory teksa u ka kërkuar falje fansave të tij.

Tutje ai ka bërë të ditur se kjo është hera e parë që i ndodhë një gjë e tillë.

Reperi Mozzik është njëri ndër më të këkruarit në skenë muzikore. Ai është mjaft aktiv duke sjellë vazhdimisht projekte të reja muzikore.

Së funndmi pritet të publikohet kënga “Pare” e cila është në bashkëpunim me këngëtarët Butrint Imeri dhe Tayna.

(Kosova Sot Online)