Do të donte një vajzë apo një djalë? Dafina Zeqiri flet në lidhje me planet për t`u bërë nënë

  • G.G /
  • 13 June 2022 - 10:43
Do të donte një vajzë apo një djalë? Dafina Zeqiri flet në lidhje me planet për t`u bërë nënë

Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe DJ Geek janë një nga çiftet më të komentuar në median rozë, të lidhur së bashku prej disa vitesh tashmë.

Lidhja disa vjeçare si duket i ka bërë edhe më serioze gjërat mes çiftit, këtë na i ka konfirmuar vetë Dafina e cila ka nisur tashmë të bëjë planet për të ardhmen.  Gjatë emisionit “Why not” Dafina u pyet nga moderatorja Roza Lati nëse ka dëshirë të ketë një vajzë apo një djalë.

Dafina u përgjigj duke i thënë se do të donte të kishte binjakë.

“Unë jam njeri, kam ndjenja dhe nuk mund ta shpreh dashurinë në kafaz. Jemi thjesht vetvetja. As familja ime, as e tij nuk na ngacmojnë, ata janë të lumtur që ne jemi të lumtur.

Sa i përket planeve për fëmijë, çdo gjë ja lëmë kohës. Për mua  nuk ka lidhje nëse është çun apo gocë. Unë e kam ndjerë mungesën e një vllau. Gjithmonë kam thënë që dua një çun, po tash dua një gocë, një miniDafina. Ndoshta më mirë të bëhen binjakë një vajzë një djalë”, u shpreh Dafina.

Si duket lumturia dhe qetësia nuk i mungojnë dyshes pasi dhe familjet e tyre janë tejet të lumtur dhe nuk ndërhyjnë në jetën dhe vendimet e çiftit.

(Kosova Sot Online)