Premiera e “Thor: Love and Thunder”/ Rita Ora shkëlqen krah Taika Waititit, çifti nuk i kursejnë momentet romantike në tapetin blu

  • G.G /
  • 06 July 2022 - 10:47
Premiera e “Thor: Love and Thunder”/ Rita Ora shkëlqen krah Taika Waititit, çifti nuk i kursejnë momentet romantike në tapetin blu

Rita Ora dhe partneri i saj Taika Waititi u shfaqën së bashku në premierën e filmit të këtij të fundit, duke mos i kursyer momentet romantike në tapetin blu.

Rita Ora dukej e mjaft në formë, teksa kishte veshur një fustan rrëzllitës me një të çarë deri në kofshë për premierën e Thor: Love and Thunder, që u mbajt në Londër.

Këngëtarja, shkëmbeu një puthje në faqe me të fejuarin e saj dhe regjisorin e filmit, Taika Waititi. Ajo ishte e pranishme në premierë për të mbështetur të dashurin e saj.

Si gjithmonë e kuruar deri në detaj, Rita e vështroi me dashuri Taika teksa ata ecnin dorë për dore në tapetin blu në eventin e mbushur me yje.

Fustani që kishte zgjedhur tregonte dekoltenë e saj dhe këmbët e tonifikuara. Ylli i popit e kishte kombinuar fustanin me një palë taka argjendi metalike dhe zgjodhi një palë vathë në stil llambadari diamanti si aksesorë. Rita i kishte flokët përsëri në një stil elegant dhe zgjodhi një grim të thjeshtë me një shkëlqim buzësh nude.

Ndërsa Taika kishte veshur një kostum blu me një jakë të zezë, të cilin e kombinoi me një papion të zi dhe rruaza rruzare.

Filmi i katërt i Thor-it është vendosur pas “Avengers: Endgame”, ku Thor (Chris Hemsworth) ka hequr dorë nga superheronjtë. Thor: Love and Thunder, me regji të Taika, shfaqet në kinematë Australiane dhe në Britaninë e Madhe më 7 korrik dhe më 8 korrik në Shtetet e Bashkuara.

Premiera vjen pasi Rita dhe Taikia janë parë duke u vendosur në shtëpi në Londër. Këngëtarja, e cila ka kaluar pjesën më të madhe të dy viteve të fundit në LA dhe Australi, është rikthyer në qytet, në rezidencën e saj prej 8 milionë funtesh.

(Kosova Sot Online)