Aktorja e njohur e ‘’Patito Feo’’ po sjell bashkëpunim me këngëtarin shqiptar

  • A.P /
  • 12 July 2022 - 14:53
Aktorja e njohur e ‘’Patito Feo’’ po sjell bashkëpunim me këngëtarin shqiptar

Aktorja dhe këngëtarja argjentinase, Brenda Asnicar, dikur ka qenë idhulli i shumë vajzave adoleshente shqiptare.

Aj është e njohur gjegjësisht për rolin e saj si ‘Antonela’ e serialit të famshëm latin, “Patito Feo”.

Pak kujt mund t’ia priste mendja, por pasi ka kaluar një dekadë nga ky serial shumë i shikuar në trevat shqiptare, Asnicar do të sjellte një bashkëpunim me një emër shqiptar.

Bëhet fjalë për këngëtarin e ri të skenës, Art Rushitin, i cili ka paralajmëruar përmes rrjeteve sociale se ka bashkuar forcat me Brendan, për të sjellë një këngë të titulluar “Buenos Aries”.

“Le të fillojë vera. Rikthimi im ndërkombëtar sapo ka filluar pas një viti pauzë. Kam qenë fëmijë kur në çdo shtëpi shqiptare dëgjohej zëri i saj, Brenda Asnicar, apo në çdo bankë shkolle. Nuk e humbisja asnjë episod të serialit ‘Patito Feo’ ku Brenda (Antonela) luante, fuqizuar nga Disney, e shihja në MTV si shtatë vjeçar, me sytë plot lot e emocion, ndërsa tani jam duke publikuar këngë me klip me të. Brenda Asnicar ka shitur më shumë se një milion bileta nëpër stadiume e arena në gjithë Evropën, Amerikën Latine e shumë vende të tjera. Më vjen mirë që po i jap jehonë shtetit tonë edhe në zonat që nuk e kanë pranuar si të tillë. Kaq e vogël është bota, kaq mirë Zoti punon… ‘Buenos Aires’ është full shpirt, full ndjenjë, më besoni pritja do ja vlejë”, ka shkruar Art Rushiti në Instagram.

Dyshja madje kanë publikuar edhe ‘trailer’-in e klipit, i cili i plotë do të publikohet më 14 korrik, në orën 23:23 (sipas orës lokale).

(Kosova Sot Online)