Arbnora Ademaj shfaqet ‘përvëluese’ nga Turqia, pozat e saj marrin vëmendjen

  • G.G /
  • 15 August 2022 - 10:16
Arbnora Ademaj shfaqet ‘përvëluese’ nga Turqia, pozat e saj marrin vëmendjen

Arbnora Ademaj me pushime në Turqi, duket tërheqëse në pozat e reja nga ishulli Cunda.

Modelja, prezantuesja dhe tashmë aktorja, Arbnora Ademaj, që një kohë ka bërë debutimin në kinematografinë turke.

Ajo të shumtën e kohës është duke e kaluar në Turqi për shkak të angazhimeve në projekte filmike.

E duket se është destinacioni i saj i preferuar pasi edhe për pushime ka zgjedhur një ishull në po të njëjtin vend të quajtur Cunda apo ndryshe Alibey.

Ndërkohë me këtë rast nuk kanë munguar edhe disa imazhe atraktive duke vënë në fokus format trupore.

“Pushimet e verës”, ka shkruar Ademaj në postimin e fundit të shpërndarë në Instagram.

Ajo mori komplimente të shumta nga miqtë e ndjekësit, meqë numëron mbi 250 mijë njerëz.

Ademaj vlen të ceket se ka marrë një rol të rëndësishëm në serialin “Kirik Hayatlar”.

(Kosova Sot Online)