Mënyra “origjinale” e Bes Kallakut për t’i uruar 5-vjetorin e dashurisë Xhensila Myrtezajt: Të kam domate…

  • G.G /
  • 01 September 2022 - 14:39
Mënyra “origjinale” e Bes Kallakut për t’i uruar 5-vjetorin e dashurisë Xhensila Myrtezajt: Të kam domate…

Ditë e veçantë kjo e sotmja për Bes Kallakun dhe Xhensila Myrtezajn.

Çifti festojnë 5 vjetorin e kurorëzimit në martesë. Në këtë datë të rëndësishme, nuk kanë munguar edhe dedikimet e ëmbla për njëri-tjetrin.

Pas kënëgtares është radha e aktorit, i cili i ka qëndruar besnik mënyrës së tij origjinale për të shprehur dashurinë për partneren.

“Urime 5-vjetorin e dashurisë o martesa ime! Shyqyr që na ka gjetur shëndosh. Faleminderit për gjithçka, unë dhe Ajka të kemi ❤️. ?,-shkruan Besi.

Më herët ishte Xhensila që u shfaq nostalgjike duke ndarë me ndjekësit në Instastory disa nga momentet më të bukura të rrugëtimit të saj me aktorin e humorit. “Njësoj si para 13 vitesh më shkëlqejnë sytë për ty. Sot festojmë bashkë me Ajkën 5 vjetorin e kurorëzimit tonë,”-shkroi ajo.

Kujtojmë që Besi dhe Xhensila janë prindër të një vajze, Ajkës, që erdhi në jetë në vitin 2018, ndërkohë që në intervistat e tyre e kanë lënë të nënkuptohet se e dëshirojnë një fëmijë të dytë.

(Kosova Sot Online)