Beatrix Ramosaj pjesë e Dance with Me

  • A.P /
  • 13 September 2022 - 15:04
Beatrix Ramosaj pjesë e Dance with Me

Ka kohë që qarkullon në media lajmi se Beatrix Ramosaj do t’i bashkohej kastit të “Dance with me”. Dhe mesa duket ku ka zë s’është pa gjë pasu fotot e publikuara sot në News31 na e vërtetojnë këtë lajm.

Shohim që këngëtarja shfaqet krah autorëve të “Dance with Me” ku me siguri po diskutojnë detajet e fundit të konkurimit të këngëtares në spektakël, i cili pritet të nisë së shpejti.

Kjo nuk është hera e parë që Trixa merr pjesë në produksionet e Tv Klan madje ajo ka qenë konkurrente edhe në “Dancing with the Stars” në Vizion Plus dhe një nga pretendetet për ta fituar.Ajo ka fituar gjithashtu edhe çmimin e parë në “Your Face Sounds Familiar”. Nga ana tjetër pjesë e këtij spektakli kërcimi ka qenë vëllai i saj Albani, i cili garonte krah Bora Zemanit.

Ehhh si është jeta!

Image

(Kosova Sot Online)