Zbulohet romanca e Beniades me avokatin e njohur

  • A.P /
  • 19 September 2022 - 15:08
Zbulohet romanca e Beniades me avokatin e njohur

Beniada Nishani shpesh pyetet për jetën e saj sentimentale. Së fundmi, moderatori Edi Manushi e ka 'ngacmuar' modelen duke thënë se ajo është e lidhur me një Italian, por modelja e ka kundërshtuar duke thënë se nuk është e vërtetë.

 

Beniada Nishani është një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar. Ajo u bë shumë e njohur në pjesëmarrjen e saj në Reality Show, 'Big Brother Vip Albania'.

Ajo Shpesh herë nëpër intervista të ndryshme është 'ngacmuar' me pyetjet rreth jetës së saj sentimentale, e cila deri më tani e ka mbajtur private. Por të gjithë janë kuriozë nëse ajo ka ndonjë partner në jetën e saj. 

Së fundmi, moderatori Edi Manushi ka zbuluar ‘sekretin’ e modeles duke u shprehur se modelja është në një lidhje me një Italian. 

“Ajo ka një eksperiencë me një avokat në Itali, por nuk e di si ecin gjërat”, tha Manushi.

Por pas këtyre fjalëve, Beniada ka mbetur e habitur duke thënë se ajo për moderatorin është e lidhur në Itali, por vetë nuk ia kishte idenë e emrit të avokatit në fjalë.

“Unë për Manushin jam e lidhur me një avokat në Itali. Por unë dua emrin, kush është ky avokat”, tha Beniada.

Por Manushi nuk ka nguruar t'i kthejë përgjigjen e tij duke e 'kërcënuar' se do i nxirrte të 'palarat' e saj.

“Mos më bëj ta them se ka emër, mbiemër dhe e kam parë te telefoni jot. I kam shkruar unë dhe ti e ke fshirë në sekondë. Do t’i nxjerr të gjitha të të dalin të palarat”, tha ai.

Ndërsa sa i përket jetës sentimentale, ajo ka treguar dhe më parë se është tradicionale. “Unë besoj në dashuri dhe mendoj se jam tradicionale. Te një djalë shikoj shumë gjëra, nuk shikoj bukurnë, paraqitja siguisht është e rëndësishme sepse është kontakti i parë. Por unë nuk thashë në Big Brother që s’do lidhem. Por ja që nuk ndodhi. Sigurisht që ka edhe personazhe që lidhen për të bërë dhe më shumë famë por mendoj se publiku i kupton këtë gjëra”, tha ajo.

Image

(Kosova Sot Online)