
Era Istrefi në festivalin EASY SHQIP

Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, pas një mungese të gjatë nga projektet muzikore iu rikthye pasionit të saj dhe publikoi jo një, por plot dy këngë të reja.
Duket se tanimë, erdhi koha që bukuroshja të vazhdojë karrierën e saj muzikore atje ku e ka lënë, për të sjellë projekte të tjera të reja.
Ajo së fundmi është bashkuar me yje të tjerë të estradës shqiptare për të interpretuar në një koncert në Gjermani.
Së fundmi ajo ka përformuar në festivalin EASY SHQIP.
Derisa komentohet gjithnjë për paraqitjet spektakolare, ajo edhe këtë herë ka arritur të marrë vëmendje me dukjen.

(Kosova Sot Online)