
Rita Ora bëhet pjesë e trendit

Rita Ora prej kohësh tashmë është bërë pjesë e aplikacionit më të përdour kohëve të fundit, ‘TikTok.
Këngëtarja është goxha aktive ku postn shpesh herë video nga më të ndryshmet. Së fundmi Rita iu është bashkuar trendit më të ri: ‘një filtër që të bën të dukesh sikur ke veshur një fustan të kuq’.
Në videon e publikuar 31 vjeçarja, bëri shaka duke thënë se veshja ishte ‘e përshtatshme për një natë të premteje’ dhe në sektorin e komenteve ylli mori komplimenta të shumta.
Kujtojmë se Rita vendosi të fliste më në fund për martesën e saj me Taiki Waititi për herë të parë pasi u martua në fshehtësi në fillim të kësaj vere.
Këngëtarja me origjinë shqiptare rrëfeu se është e dashuruar kokë e këmbë me 47 vjeçarin dhe po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj.
Ylli i popit u shpreh se ajo mori frymëzim nga prindërit e saj – nëna e saj Vera dhe babai Besnik – në kërkimin e saj për dashurinë pasi mësoi nga lidhja e tyre e forte prej më shumë se 30-vite martesë.

(Kosova Sot Online)