Bashkëshortja e Shpat Kasapit flet për marrëdhënien me vjehrrën dhe planet për dasmë e fëmijë

  • G.G /
  • 03 October 2022 - 10:20
Bashkëshortja e Shpat Kasapit flet për marrëdhënien me vjehrrën dhe planet për dasmë e fëmijë

Këngëtari Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij Selvije Jaho janë bërë prindër për herë të parë, ku para disa muajsh erdhi në jetë djali i tyre Roeli.

Gruaja e artistit ka rrëfyer së fundmi nëpërmjet rrjeteve sociale detaje nga jeta e saj pas lindjes së djalit, marrëdhënien me vjehrrën e saj madje nuk ka ngurruar t’iu përgjigjet as pyetjeve në lidhje me dasmën e shumëpërfolur.

Mes të tjerash një ndjekës e pyeti Slevijen: “A është përfshirë nëna dhe vjehrra juaj në rritjen e djalit?”, ndërsa ajo u përgjigj duke shkruar: “Patjetër që po aq sa kanë mundësi. Po 99% të rritjes e kam unë në dorë si nënë që jam.”

Bashkëshortja e këngëtarit nuk i shpëtoi as pyetjeve për një fëmijë të dytë, ndërsa sqaroi se për momentin po i përkushtohet plotësisht djallit të saj Roelit.

“A planifikon një fëmijë tjetër dhe sa mendon që është mosha e përshtatshme mes fëmijëve?”- pyeti ndjekësi, të cilit Slevija iu përgjigj duke shkruar: “Mendoj që duhet njëher t’i përkushtohet plotësisht koha Roelit dhe pastaj dhashtë Zoti për një fëmijë tjetër. Mendoj që 3-4-5 vite diferencë është mjaftueshëm por që s’dihet.”

Megjithëse kanë një fëmijë së bashku dhe janë celebruar, çifti nuk kanë organizuar ende një dasmë. Dhe me sa duket kjo nuk do të ndodhë, të paktën kështu la të kuptohet Selvija me përgjigjen e saj kur u pyet nëse “kanë menduar të bëjnë dasmë së bashku me djalin.”

“Jo, të donim dasëm do e bënim para Roelit. Nëse bëj diçka do e bëj për Roelin kur ta bëj synet ose ditëlindje por vetëm me njerëz që e di se më duan dhe nuk vetëm të shtiren se na duan”- shkroi Slevija.

(Kosova Sot Online)