Rrallë ka djem si Capital T që flasin kështu për tradhtinë!

  • G.G /
  • 15 October 2022 - 10:43
Rrallë ka djem si Capital T që flasin kështu për tradhtinë!

Intervista e fundit e Capital T na bëri të kuptojmë që ai nuk është thjesht një djalë i pashëm, i suksesshëm e që njerëzit e duan për këngët e tij. Por mbi të gjitha Capital T është dhe një djalë shumë i pjekur e këtë e themi nga përgjigjet që ai dha për tradhtinë kur u pyet gjatë intervistës për “Zë me Mirën” me Mira Kazhanin. Trimi ka zbuluar se nuk ka tradhtuar asnjëherë në aspektin e marrëdhënieve seksuale, por u tregua i sinqertë duke thënë se ka tradhtuar me flirte dhe biseda, të cilat gjithashtu i konsideron tradhti (dhe kjo është për tu duartrokitur sepse rrallë ka djem që mendojnë kështu). Ai gjithashtu ka treguar se një ish e dashur e ka tradhtuar, por falë kësaj ka kuptuar se pamja nuk është gjithçka dhe njerëzit tradhtojnë për arsye të ndryshme.

“ Kam qenë shumë i ri por kam hyrë në analiza që nuk i kisha menduar në atë moshë, që pamja nuk është gjithçka, që mund të jetë diçka tjetër pse njeriu tradhton. Mund të jetë person më i mirë, më i komunikueshëm, mund të dijë të flasë më mirë, mund të dijë t’i shpjegojë ose trajtojë gjërat më mirë”, tha Capital T.

(Kosova Sot Online)