Don Xhoni sërish probleme me Policinë

  • A.P /
  • 27 October 2022 - 14:51
Don Xhoni sërish probleme me Policinë

Reperi kosovar, Xhonatan Isufi, mbrëmë është ndaluar nga Policia e Kosovës në autostradë.

Burime  bëjnë me dije se të njejtit i është gjetur një armë e llojit pistoletë, për të cilën nuk ka pasur leje.

Arma iu gjet në veturën e tij të tipit BMW.

Kjo nuk është hera e parë që Don Xhoni ka probleme me Policinë e Kosovës.

Vetëm gjatë këtij viti ai disa herë është ndaluar nga Policia e Kosovës për armëmbajtje pa leje.

(Kosova Sot Online)