Arbnorës i griset kostumi gjatë kërcimit: Në spektakël u desh…

  • A.P /
  • 07 November 2022 - 22:42
Arbnorës i griset kostumi gjatë kërcimit: Në spektakël u desh…

Gjatë provave për puntatën e javës së kaluar në “Dance Albania”, Arbnora është përballur me një të papritur. Asaj i është grisur kostumi.

Siç shpjegoi gjatë insertit hyrës këtë të hënë, ajo u shpreh kjo ndikoi edhe në performancë, për shkak se kishte frikë se mos i ndodhte si në prova. Por edhe nëse do t’i grisej sërish kostumi, Arbnora tha se nuk do ta ndalte performancën.

“Duke qenë se ka qenë një kostum shumë i ngushtë edhe një lëkurë, bëri që pantallonat e mia qysh në prova atë herën e parë kur e kisha atë uljen, m’u grisën. U desh të zgjasja këmbët dhe kur e bëra në spektakël e bëra me këmbë jo shumë të zgjatur se e kisha mendjen mos po më grisen tani. Do të vazhdoja, edhe po të dilja me pantallona të grisura nuk do të kisha plan për ta ndalur”, u shpreh Arbnora

Image

(Kosova Sot Online)