Kiara tregon momentin më të sikletshëm në "Big Brother Vip Albania"

  • E.K /
  • 25 February 2023 - 12:34
Kiara tregon momentin më të sikletshëm në

Banorja e “Big Brother Vip Albania”, Kiara ka treguar momentin më të sikletshëm që ka kaluar gjatë qëndrimi të saj, për më shumë se 60 ditë, në “Big Brother Vip”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kiara ka thënë se momenti më i sikletshëm ka qenë momenti kur është rrëzuar.

“Momentet e sikletshme janë të shumta, por momenti më i sikletshëm që kam patur ka qenë kur ndodhi ai problemi shëndetësor, që ngrita karrigen, u rrëzova. Është më i sikletshmi, sepse përveç dhimbjes që përjetova, kisha frikën e familjarëve që po më shihnin. Kish edhe frikën që si do të vazhdonte rrugëtimi im, sepse isha në një pikë që mjekët më pyetën “nëse ti vërtet je keq, mund ta ndërpresësh.” Unë pavarësisht dhimbjeve, thoja “jo”, sepse më vinte shumë inat që rrugëtimi im të përfundonte për diçka të tillë”- tha Kiara, referuar problemit shëndetësor që pati javët e para kur u fut në reality-show.

(Kosova Sot Online)