Antigon Gjokaj vjen me 'Epn' në të gjitha platformat

  • A.P /
  • 10 May 2023 - 19:33
Antigon Gjokaj vjen me 'Epn' në të gjitha platformat

Kur në fillim u shkrua për të nisi kureshtja e madhe dhe u zbulua se një tjetër yll shqiptar në muzikë ka nisur të shkëlqej. 

Fjala është super talentin me origjinë nga Malësia por që jeton në Amerikë Antigon Gjokaj, ku pas suksesit të këngës " Harmless" ai sapo ka publikuar një super projekt  ose EPn e parë të tij që ka dy vite që ka punuar me të. 

Në këtë projekt unik ai ka shkruar këngë me ngjarje personale, imagjinare etj. Antigoni ka bashkëpunuar me producentin PaerCompany ku dhe më herët ishte bashkëpunëtor i tij. 

Gjithashtu ai ka shkruar një këngë me një shok të tij Anthony Gojçaj, i cili dhe ai është nga Malësia dhe jeton në Michigan. 

Ndërsa ky projekt me plot këngë është rregjistruar e incizuar në studio Parallel Sounds dhe për mix- master po aty, e ku inxhinieri dhe shoku i tij Quang i ka bërë të gjitha . 

Ky projekt është i publikuar kudo në Spotify, Apple music, iTunes dhe youtube, ku mjafton të shkruani emrin Antigon e i dëgjoni dhe na besoni ai është vërtet super talent me plot të ardhme.

(Kosova Sot Online)