Pse njerëzit po veshin pelena në koncertet e Taylor Swift?

  • A.P /
  • 04 June 2023 - 10:37
Pse njerëzit po veshin pelena në koncertet e Taylor Swift?

Turneu i Taylor Swift pritej të ishte madhështor, por mesa duket po i kalon përmasat e menduara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rishtazi, njerëzit nëpër rrjetet sociale po thonë se kanë gjetur një mënyrë efikase që të mos humbasin asnjë sekondë nga performancat e këngëtares.


 
Mënyra, sipas tyre, është veshja e pelenave, për të shmangur mungesën në tur për shkak të nevojës për të urinuar.
 
“Trendin” e nisi një fanse e çmendur e Taylor, e cila postoi një video në TikTok ku shfaqej duke vendosur pelenën. Më pas, të tjerë njerëz rrëfyen se bënin të njëjtën gjë dhe dikush postoi një video nga koncerti, me mbishkrimin: “Askush nuk e di që unë kam vendosur një pelenë”.

(Kosova Sot Online)