
Ronaldo Sharka emocion me mesazhin e tij për babain e ndjerë

Ish banori i “Big Brother Vip Albania”, Ronaldo Sharka, ka postuar një mesazh mjaft prekës dhe emocionues, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai kërkon që secili prej nesh të flasë me të afërmit, me prindërit që nuk i kanë, pasi në një mënyrë ose në një tjetër ata do u përgjigjen.
Sharka ka humbur babain e tij para disa muajve.
Kapuni fort pas detajeve që në dukje janë të çuditshme, por kanë kuptim të madh për të larguarit tanë të zemres nga kjo bote. Flisni kërkojeni shpirtin e tyre tregojuni atyre per gjërat që kaloni gjatë ditës se do t’iu përgjigjen në një mënyrë ose në tjetrën. Shpirti i tyre është kudo me ne. Une e ndjej. Mësohem te jetoj me ikjen ama te jetoj me kujtimet e bukura. Kjo eshte lufta ime e perditshme prei disa muajsh me të cilen mundohem te pershtas ne kete lufte edhe mamin. Kur dikush largohet, vec trupi i tij nuk eshte afer ama nese i kerkon ato përgjigjen në mënyrën më të butë dhe të shenjtë të mundshme “, shkruan Ronaldo.
(Kosova Sot Online)