Kiara prezantoi linjën e saj, Fatma: Kam dy vite që i kam këto rroba banjo

  • E.K /
  • 02 July 2023 - 13:06
Kiara prezantoi linjën e saj, Fatma:  Kam dy vite që i kam këto rroba banjo

Moderatorja dhe ish banorja e "Big Brother Vip Albania",  Kiara Tito prezantoi projektin e saj të ri, linjën e rrobave të banjos, përcjell "Kosova Sot Online".

Gazetarja, Fatma Haxhialiu është pyetur nga ndjekësit se mos po i bën reklamë rrobave të Kiarës, pasi i kishte njësoj si koleksioni i saj.

Fatma ka bërë një postim me të njëjtat rrobabanjo me një palë nga linja e Kiarës dhe shkruan:

“Meqë ma keni çuar shumë këtë foto, jo nuk kam veshur rrobat e banjës të linjës së Kiarës, kam dy vite që i kam këto, nuk më kujtohet emri i brandit, por vajzat janë shqiptare e ndoshta bashkëpunojnë me Kiarën tani.

(Kosova Sot Online)