Bardhi publikon fotografinë e nënës së tij: Ti je arsyeja me krejt meritat për djalin qe unë jam

  • E.K /
  • 11 March 2024 - 08:44
Bardhi publikon fotografinë e nënës së tij: Ti je arsyeja me krejt meritat për djalin qe unë jam

Bardhi u largua të shtunën nga Big Brother VIP Albania 3, pasi vëllai i tij kishte hyrë brenda në shtëpi dhe i tregoi se nëna e tyre nuk ishtë mirë më shëndet, përcjell “Kosova Sot Online”.

Për këtë aryse Bardhi vendosi që ta linte shtëpinë e “BBV”.

Bardhi, ka publikuar një fotografi të nënës së tij, të shtrirë në spital dhe ka thënë se ajo është arsyeja me të gjitha meritat për djalin që është ai sot.

Bardhi ka thënë se gjendja shëndetësore e nënës së tij është e mire.

Bardhi ka shkruar se nëna e tij është personi më i rëndësishëm në jetën e tij.

“Pranë teje në krejt rrethanat, ti je arsyeja me krejte meritat për djalin qe unë jom! Falënderues për krejt njerëzit që më kanë shkruar për gjendjen shëndetësore të nënës. Kërkoj falje për krejt ata adhurues që u dëshpëruan nga dalja ime e parakohshme, por në fund të ditës shëndeti i gruas më të rëndësishme në jetën time vendosi ndryshe. Shihemi shumë shpejt”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)