“Ai është i gjallë”, Luana Vjollca shkon në Prekaz, vjen me një mesazh emocionues

  • E.K /
  • 23 March 2024 - 09:08
“Ai është i gjallë”, Luana Vjollca shkon në  Prekaz, vjen me një mesazh emocionues

Këngëtarja, Luana Vjollca, ka shkuar në Prekaz, shkruan “Kosova Sot Online”.

Gjatë vizitës së saj në Prekaz, Luana ka publikuar pamje nga atje.

Luana ka shkruar se ka bërë një vizitë më ndryshe, por që është nga më të vlefshmet.

Luana ka bërë edhe një dedikim emocionues për heroin e Kosovës, Komandant Adem Jasharin.

“Ai është i gjallë” Heroi ynë, Komandant Adem Jashari. Sot në Prekaz, një vizitë ndryshe, por nga më të vlefshmet..
I përjetshëm qoftë kujtimi yt dhe i familjes tende qe u sakrifikuat për lirinë që sot e gëzojmë! Lavdi dëshmorëve të lirisë”  ka shkruar Luana.

(Kosova Sot Online)