A është ky çifti më i ri në showbizin shqiptar?

  • A.P /
  • 17 April 2024 - 16:13
A është ky çifti më i ri në showbizin shqiptar?

Dea Vieri dhe Drini Zeqo janë dy prej ish-banorëve të këtij BBV3. Mirëpo, edhe pse nuk jetuan asnjë ditë bashkë në shtëpinë e famshme, ata janë njohur jashtë dhe duket se kanë krijuar një miqësi shumë të fortë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

\

 

Fillimisht ishte një foto e të dyve me Ledjonën e tani dy foto të tyre bashkë, shumë të afërt, që kanë bërë lëmsh rrjetin.

“Shikoni foton tjetër për të parë lumturinë”, i mbishkruan Dea dy fotot me Drinin, i cili në foton e dytë e ka përqafuar dhe shfaqet duke e puthur në faqe.

“Urime! U plakshi bashkë dhe me ndonjë bebush, i lumtur për ju!”

Përgjigjja e Deas nuk ka vonuar, e cila e bën të qartë se janë thjesht miq.

Nuk e dimë nëse nga kjo miqësi është duke lindur diçka më shumë, por duhet të themi se Dea dhe Drini duken shumë të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Image


(Kosova Sot Online)