Mozzik dhe Lotina lajmërohen nga ky vend

  • A.P /
  • 04 June 2024 - 14:56
Mozzik dhe Lotina lajmërohen nga ky vend

Mozzik e ka lënë pas të shkuarën dhe ndarjen nga Loredana, pasi reperi është në një romancë të re, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë e ka bërë publike vetë reperi me një foto në Instastory, ku shfaqet duke përqafuar një vajzë, portretin e të cilës nuk e ka zbuluar.

Por fansat e kanë zbuluar. Përmes disa postimeve duket se Mozzik është në një lidhje me vajzën e deputetit Lutfi Haziri, Lotina Haziri dhe po kalojnë edhe pushimet së bashku.

 

Mozzik dhe Lotina duket se nuk duan aspak ta mohojnë dhe as ta fshehin. Kjo pasi së fundmi në udhëtimin e tyre të dy kanë postuar foto dhe video nga i njëjti vend duke e treguar qartazi se janë bashkë.


(Kosova Sot Online)