
Shpat Kasapi rrëfen periudhën e errët të depresionit: Disa thonin si tip magjie

Këngëtari, Shpat Kasapi, në një intervistë ka folur për jetën e tij private, përcjell "Kosova Sot Online".
Kasapi ka folur për periudhën e tij të depresionit, ku tha se ka kryer analiza të shumta.
“U shërova nga ankthet. I mbyllur në vetvete. Kjo quhet depresion i vetmisë. Vetmia ka depresion. S’do të dalësh, s’do të shoqërohesh me askënd. Kur të vjen, hapi derën thonë. Vërtet ka qenë shumë vështirë. Shkoja dhe bëja analiza kot. Të gjitha në rregull, trupi në rregull. Shkoja te ortopedi”, u shpreh ai.
I njëjti tutje shtoi: “Disa thonin si tip magjie. Mund të kalojnë magji, mund të kalojnë mësysh të madh. S’ka mundësi që 300-200 vajza e djem të të përqafojnë përnjëherë brenda 20 minutave. Të gjithë në skenë. Nuk është ajo jetë normale”.
( Kosova Sot Online)