A e ka ndërmend të dorëzohet Stresi?

  • A.P /
  • 11 August 2024 - 10:14
A e ka ndërmend të dorëzohet Stresi?

Menaxheri i reperit “Stresi”, Ardian Prenaj, thotë se Stresi nuk mendon të dorëzohet pasi është shpallur në kërkim nga autoritet e drejtësisë në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Prenaj për tch tha se Arkimed Lushaj, ndodhet në Shqipëri, ndërsa theksoi se arsyeja e mosdorëzimit është se ai do të pres që “furtuna” të qetësohet, dhe Prokuroria të bardhë ngjarjen.

 

Ai pretendon se “Stresi”, nuk ka asnjë lidhje me rrahjen që i është bërë ditë më parë Medi Isenit në një klub nate në Pejë, ku aty performonte Noizy.


Sipas menaxherit, Iseni është rrahur nga një prej anëtarëve të grupit të Noizyt, pasi kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin.

“Nuk është dhunuar për konfliktet që ka pasur me Noizyn, por për probleme qe kanë pasur mes të dyve”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, ai mohon kategorikisht akuzën e bërë pak ditë më parë nga Iseni për Top Channel, kur tha se Stresi ka qenë i armatosur.

Image

(Kosova Sot Online)