Cilin kryeministër shqiptar e preferon Genta Ismajli?

  • A.P /
  • 23 October 2024 - 13:05
Cilin kryeministër shqiptar e preferon Genta Ismajli?

Këngëtarja Genta Ismajli mesa duket e ka një kryeministër shqiptar të preferuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 Ajo u pyet për një krahasim rreth dy kryeministrave, të Kosovës dhe Shqipërisë dhe dha një përgjigje me shaka. Genta specifikoi Ramën, duke thënë se i pëlqen stili i tij.

 

Kush të pëlqen më shumë Albin Kurti apo Edi Rama si kryeministër?

Genta Ismajli: Për Albin Kurtit nuk e di me thënë të drejtën, por nuk di asgjë për politikën. Por Edi Rama është shumë njëri i mirë. Më pëlqen stili i tij. Edhe po të kisha qëndruar 24 orë me të nuk do të isha bërë bajat.

Image

(Kosova Sot Online)