Ardit Gjebrea del me një kërkesë

  • A.P /
  • 14 November 2024 - 10:13
Ardit Gjebrea del me një kërkesë

Ardit Gjebrea ka një kërkesë për të gjithë iu që po planifikoni që së shpejti t’i propozoni partneres tuaj për martesë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, Arditi ka postuar një status ku dhe është shprehur se i inspiruar një film në “Netflix” ku i dashuri i propozonte partneres së tij për martesë e i ka lindur dëshira që dhe ai të jetë dëshmitar i një momenti kaq magjik.

 

Prandaj, moderatori i është drejtuar me një kërkesë të gjithëve atyre që në planet e tyre të afërta kanë propozimin për martesë ta “telefonojnë”.

“Po shihja në Netflix një moment kur i dashuri u ul në gjunjë dhe i dhuroi unazën të dashurës. Do kisha shumë dëshirë të isha dëshmitar i një momenti të tillë. Në rast se keni ndërmend ta bëni please më shkruani këtu që të jem prezent në atë moment suprizë. Por, mos ja tregoni partneres/partnerit”, shkruan Arditi.

Image

(Kosova Sot Online)