Egla Ceno bllokon trafikun

  • A.P /
  • 24 December 2024 - 12:02
Egla Ceno bllokon trafikun

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Liqenin e Thatë në kryeqytet. Për rreth 40 minuta rruga e Liqenit ka qenë e bllokuar pasi aktorja Egla e Ceno kishte bllokuar qarkullimin sepse një vajzë i kishte thënë “meriton një dru”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Pavarësisht këmbëguljes dhe lutjeve të qytetarëve të rastit të cilët e kishin të domosdoshme të lëviznin, teksa reshjet e shiut binin papushim, Ceno nuk hapte rrugën duke kërkuar sensibilizim të qytetarëve me të.

Sipas informacioneve, Ceno u konfliktua me vajzën tjetër aty për aty, se kujt i takonte të hapte rrugën e para. Ky konflikt mesa duket, ka përfunduar me kërcënime. Ndërkaq, Ceno ka kryer kallëzim për kanosje.

Image

(Kosova Sot Online)