Kur fustani bën punë (Foto)
Me dukjet e saj që të lë pa frymë, ishte më se e qartë që ishte një nga personat që binte më së shumti në sy gjatë ngjarjes madhështore të fundjavës “Super Bowl”. Modelja Chanel Iman, 25 vjeçe, kishte bërë goxha një paraqitje e veshur me një fustan të shkurtër me ngjyrë të bardhë, kur ajo u paraqit për ndejën “New Era Style Lounge”, gjatë “Super Bowl Weekend”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Mbrëmja e mbajtur te “Battery”, në San Francisko, theksohej edhe për shumë yje të tjera përfshirë edhe mysafirët Jamie Chung, Karrueche Tran dhe modelen Hailey Baldwin. Wkura e Chanel-it po shkëlqente karshi fustanit të bardhë, ku theksohej beli i saj i hollë, por kishte edhe një zinxhir dekorues.
Fustani theksohej për nga dekolteja, porse ishte mjaft i shkurtër që e kishte shumë të vështirë që të ulej. Brunja e mahnitshme për aksesorë kishte zgjedhur disa unaza dhe vathë, si dhe një pale taka të arta.
(Kosova Sot)