
Lexoni edhe:
Ja kush do të realizoj këngë me Flori Mumajesin
Viti 2024 ka sjellë shumë zhvillime në jetën private të disa prej çifteve më të komentuar të showbizit shqiptar. Lidhje që dikur ishin shembuj të dashurisë dhe harmonisë, tani janë përfshirë në ndarje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ja kush do të realizoj këngë me Flori MumajesinLexoni edhe:
Arbenita dhe Fero
Ndarja e Arbenitës dhe Feros ka marrë shumë vëmendje, pas akuzave të modeles për dhunë fizike dhe postimeve të reperit që e akuzonte Arbenitën për rrëmbimin e vajzës së tyre. Pasi çifti, dikur shumë i dashur për publikun, u përfshi në një situatë të tensionuar, kjo ka përfunduar në dyert e gjykatës së Kosovës. Ndërkohë, lajmet për ndarjen e tyre kanë bërë bujë edhe më tej, duke ndezur reagime të shumta nga fansat dhe media.
Princ Leka dhe Elia Zaharia
Një tjetër ndarje që ka tronditur opinionin publik është ajo e çiftit "mbretëror", Princ Leka dhe Elia Zaharia. Pas një periudhe tensioni, çifti ka arritur në pikën e një divorci të mundshëm, me pretendime për dhunë nga të dyja palët. Lajmet janë pasuar nga një video që bëri bujë në rrjet, ku Elia shihej duke e përzënë Princin nga pallati. Më pas, janë përfolur lidhjet e Princ Lekës me Blerta Celibashin, një fotografe 26-vjeçare, që thuhet se ka ndikuar në mbarimin e marrëdhënies me Elian.
Sara Hoxha dhe Ledri Vula
Sara Hoxha dhe Ledri Vula kanë qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes së mediave, duke qenë një nga çiftet më të pëlqyera nga publiku. Megjithatë, kohët e fundit, disa postime në rrjetet sociale kanë lënë të kuptohet se mund të kenë pasur probleme. Ledri Vula ka konfirmuar ndarjen dhe ka theksuar se lidhja me të bijën është më e fortë se kurrë, duke sugjeruar se ky ishte një moment i rëndësishëm për jetën e tij personale.
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku
Prej kohësh, rrjeti ka shpërthyer me lajme rreth ndarjes së këngëtares Xhensila Myrtezaj dhe aktorit të humorit Bes Kallaku. Disa spekulime flasin për një divorci në proces, një ngjarje që ka vazhduar të bëjë bujë në media. Pavarësisht që ndarja e tyre është ende pa një deklaratë zyrtare, disa detaje nga ish-çifti vazhdojnë të mbajnë në vëmendje publikun.