Edona Llalloshi del me njoftim

  • A.P /
  • 03 January 2025 - 13:47
Edona Llalloshi del me njoftim

Këngëtarja Edona Llalloshi i është drejtuar ndjekësve të saj në Instagram me një postim, ku shprehet se “me shumë emocion dhe përulësi ka shpallur kandidaturën për deputete, hap ky që e vlerëson të rëndësishëm në jetën e saj dhe përgjegjësi që e pranon me seriozitet të madh”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

“Nëse zgjidhem, do të përfaqësoj dhe shërbej votuesit e mi me ndershmëri, përkushtim dhe transparencë, gjithmonë duke u përpjekur për të mirën e përbashkët”, shkroi ajo në postim.

Llalloshi tha se “kënga dhe përkushtimi i saj ndaj publikut do të vazhdojnë të jenë pjesë e pandashme e jetës së saj dhe se nuk do të ndalet së dhuruari emocion dhe frymëzim përmes muzikës”.

“Për të gjithë ata që tashmë kanë bërë rezervimet për mua dhe grupin tim, ju siguroj se mund të qëndroni të qetë – do të jemi gjithmonë aty ku na keni kërkuar”, sqaron Edona Llalloshi.

Llalloshi aderoi në Vetëvendosje në ditën që u publikua lista e partisë në pushtet për zgjedhjet e shkurtit.

Image


(Kosova Sot Online)