Nora Istrefi bëhet gati për dasma, zgjedh të bashkëpunojë me Beni Baksin

  • A.P /
  • 31 January 2025 - 12:05
Nora Istrefi bëhet gati për dasma, zgjedh të bashkëpunojë me Beni Baksin

Këngëtarja Nora Istrefi ka paralajmëruar se këtë vit do të sjellë një risi në karrierën e saj muzikore, duke u bërë gati për të kënduar edhe në zhanrin e muzikës popullore, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ky lajm ka ngjallur kuriozitet tek adhuruesit e saj, pasi Nora është e njohur për muzikën e saj pop.

 

Sipas informacioneve të fundit, puna ka filluar të konkretizohet dhe Nora, së bashku me menaxherin e saj Elton Mehaj, ka zgjedhur për realizimin e këtij projekti – kantautorin dhe producentin Beni Baksi.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Beni ka ndarë disa pamje nga studioja, ku shihet Nora duke punuar në këngët e reja, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo është hera e parë që Nora do të eksperimentojë me këtë zhanër.

Image

 

(Kosova Sot Online)