Ja ku do të shfaqet Liam Payne

  • A.P /
  • 01 February 2025 - 10:20
Ja ku do të shfaqet Liam Payne

Liam Payne do të shfaqet në serinë garuese talentësh në Netflix, “Building The Band”, disa muaj pas vdekjes së tij në Argjentinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ish-anëtari i grupit muzikor “One Direction” është gjyqtar i ftuar në këtë program, bashkë me Kelly Rowland, ish-yllin e Destiny’s Child.

Emisioni do të bashkojë këngëtarë për të formuar grupe, pa u njohur me njëri-tjetrin. Lajmi për këtë projekt u bë i njohur në shtator, disa javë para se Payne humbi jetën nga një rënie nga ballkoni i një hoteli në moshën 31-vjeçare. Netflix ka konfirmuar që programi do të shfaqet këtë vit.

AJ Mclean i Backstreet Boys do të jetë prezantues, ndërsa Nicole Scherzinger do të marrë rolin e mentores dhe gjyqtares. Scherzinger kishte qenë gjyqtare në The X Factor kur Payne kishte konkurruar në audicion më 2010 dhe ndihmoi në formimin e One Direction.

Building The Band ishte një nga projektet e fundit të Payne, përpara vdekjes, përfshirë edhe këngën Do No Wrong me këngëtarin Sam Pounds.

Image

(Kosova Sot Online)