
Lexoni edhe:
Gjesti emocionon me mesazhin për Shën Valentin: E dashur ishe D
Në ditën e Shën Valentinit, banorët e Big Brother VIP Albania shpërthyen në ndjenja, duke shkruar letra për personat që mbajnë më afër në zemrat e tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gjesti emocionon me mesazhin për Shën Valentin: E dashur ishe DLexoni edhe:
Egli Tako e ka surprizuar Gjestin me një letër të veçantë, ku ka ndarë ndjenjat e saj dhe ka folur për vështirësitë që ka kaluar gjatë periudhës që kanë qenë bashkë në shtëpi. Një moment i ngrohtë që ka emocionuar jo vetëm banorët, por edhe shikuesit.
Pjesë nga letra e Eglit:
“Po e nis duke të të thënë se përball ke një vajzë e cila të ka dashuruar dhe po ka dashuruar fort, por e kaluara tani ka një të tashme dhe unë jam mjaftueshme e pjekur për të mos shkruar për të sot.
Dua të nis këtë letër duke dashur të di që ti je mirë, është mbase hera e parë që e kam të vështirë të hedh në letër disa vargje të ndjera sepse jam duke udhëtuar në një ‘roller coaster’ brenda vetes time.
Nuk di të them me siguri se çfarë e bën një dashuri më të madhe se një tjetër apo nëse zemra ka një njësi matëse por di të them se vështirësia që ndjej për të jetuar së fundmi është më e ngrohtë se çdo emocion tjetër aktualisht. Mbase kjo letër erdhi në momentin sa më delikat edhe më të duhur në nevojën e një bisede të munguar.
Unë erdha këtu ku jam sot, përballë teje si një vajzë stoike në rrugën e zemrës. Por harrova se kisha nisur një luftë me veten.
Ti më ndryshove rrjedhën dhe unë gjithnjë do të jem mirënjohëse që në një vend të humbur me helm e pickime më zgjodhe mua për të qeshur, qarë, besuar dhe përqafuar njëri tjetrin me sinqeritetin e një fëmije”.
Nëse me pastërti të pranosh një emocion që nuk dëmton, je gabimi im i bukur, një njeri që e do shumë vetën, di të dojë edhe të tjerët, ende ka puls, pulsi rreh më shpejt dhe më fortë në ditët dhe momentet më të vështira..
Brenda atij djalit që ngacmon dhe qesh ndodhet një burrë të cilin unë kam arritur ta shoh dhe ta prekë. Më trego se nuk kam qenë gabim dhe që nuk je thjeshte një NUB. Të përqafon Xhuliana.
(Kosova Sot Online)