
Lexoni edhe:
Gjesti zgjidhet lider në 'Big Brother Albania VIP 4'
Genc Prelvukaj, këngëtari i njohur këtë vit provoi veten në politikë, duke garuar në zgjedhjet e fundit si kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Megjithatë, bazuar në rezultatet e deritanishme, ai nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gjesti zgjidhet lider në 'Big Brother Albania VIP 4'Lexoni edhe:
Prelvukaj e ka pranuar këtë rezultat duke shpërndarë një status në rrjetin social Facebook, ku reflekton mbi këtë eksperiencë dhe falënderon votuesit e tij.
“Për disa muaj me radhë kam punuar në terren për procesin elektoral… Kam pasur nderin të njoh të burgosur politikë, veteranë të luftës, studentë, profesorë, bujq, historianë, mjekë, inxhinierë, gazetarë dhe më shumë”, shkruan ai.
“Ndoshta në këtë proces kam mundur të bëj më shumë, më mirë dhe më saktë, por nuk ka relevancë më. Nuk më ka luftuar askush nga brenda, vota nuk më është marrë, nga struktura e partisë kam pasur trajtim korrekt dhe jam i nderuar për këtë”, shton ai në mesazhin e tij.
(Kosova Sot Online)