Gjesti dhe Egli nuk po flejnë më bashkë, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 22 February 2025 - 10:29
Gjesti dhe Egli nuk po flejnë më bashkë, kjo është arsyeja

Si lider i kësaj jave, Vëllai i Madh ka vendosur që të sfidojë Gjestin me ‘valixhen e tundimeve’, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nëpërmjet një zarfi të bardhë, Gjesti ka zbuluar rolin e tij në këtë sfidë. Ai do vendoste të merrte ose jo këtë valixhe, e cila ka shpërblime dhe dënime që mund të jenë për të ose për të gjithë banorët.

 

Valixhja ka shtatë zarfe që Gjesti duhet t’i hapë, e nëse nuk i hap brenda afatit të caktuar bëhen të pavlefshme.

Banori hapi zarfin e parë në të cilin shkruhej:

Gjesti, për dy javët e ardhshme nuk mund të flesh më me Eglin. Duhet të zgjedhësh një banor tjetër me të cilin do ndash shtratin gjatë kësaj periudhe. Banori i zgjedhur nga ti nuk mund të thotë “Jo”. Zgjedhja duhet të bëhet tani.

Pasi lexoi zarfin, Gjesti zgjodhi Rizartën.

Image

(Kosova Sot Online)