
Lexoni edhe:
Gjestin e presin shumë kontrata për t'i nënshkruar, kjo është arsyeja
Gjesti dhe Amber kanë patur një bisedë të qetë sot me njëri-tjetrin, ku kanë bërë thashetheme për Rozanën dhe Gertën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gjestin e presin shumë kontrata për t'i nënshkruar, kjo është arsyejaLexoni edhe:
Amber u shpreh se ‘dy banoret e kanë ligësinë afërisht njësoj’ dhe Gjesti ra dakord me të. Sipas këngëtarit, Rozana dhe Gerta po duken si me qenë motra ndonjëherë.
Më pas Gjesti shton se ‘nëse harrojnë njerëzimin për lojë, është gabimi më i madh që i bën vetes’.
Pjesë nga biseda:
Gjesti: Është shumë keq situata, e di çfarë sjelljesh po bëjnë, po bëjnë sjellje shumë të keqe. Edhe kur ndihesh keq nuk t’a dinë
Amber: Po t’a vësh re edhe Rozana edhe Gerta, ligësinë e kanë afërsisht njësoj
Gjesti: Po, të dyja njësoj janë
Amber: E ke vënë re?
Gjesti: Të dyja njësoj janë, si me qenë motra po më duken nganjëherë
Amber: Po
Gjesti: Ne jemi në një lojë është shumë e vërtetë, por ti me harruar njerëzimin për lojë, ti prishesh këtu, është gabimi i madh që i bën vetes. Nuk shikon a po qan, si ndihesh, shan, s’ke ndjenja, bëhesh i ftohtë në çdo gjë
(Kosova Sot Online)