Gjesti ia 'prishë' planin Rizartës pasi thyen kutinë e imunitetit

  • A.P /
  • 05 March 2025 - 09:05
Gjesti ia 'prishë' planin Rizartës pasi thyen kutinë e imunitetit

Rizarta si liderë e shtëpisë kishte në dorë të zgjidhte tre banorë për t’iu dhënë imunitet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka zgjedhur veten e saj, Kellyn dhe Mikelën, duke çuar kështu të gjithë banorët e mbetur në nominim.

 

I bindur se Shkelzeni ishte në rrezik të madh për eliminim, Gjesti vrapoi drejt kutisë së emergjencës dhe e theu atë për të siguruar imunitetin për të.

Por në një kthesë të papritur të situatës, Gjesti bëri një gabim të rëndë në strategjinë e tij. Rregulli i lojës e përcakton qartë se imuniteti i kalon personit që thyen kutinë, dhe jo dikujt tjetër.

Si rezultat, në vend që t’i jepte imunitet Shkelzenit, Gjesti përfitoi vetë nga ky avantazh, duke bërë që e gjithë shtëpia, përveç tij, të përfundojë automatikisht në televotim.

Ky veprim shkaktoi reagime të shumta si nga banorët brenda shtëpisë, ashtu edhe nga publiku jashtë, me shumë njerëz që e panë si një lëvizje të nxituar dhe të dëmshme për lojën e tij dhe të Shkelzenit.

Pas këtij akti, tensionet mes banorëve u rritën ndjeshëm, ndërsa disa prej tyre e kritikuan Gjesti për mungesën e strategjisë dhe për vendimin e tij të pamenduar mirë.

(Kosova Sot Online)