
Lexoni edhe:
Egli reagon pas daljes nga 'Big Brother': Kam një boshllëk
Largimi i Eglit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka shkaktuar shumë reagime, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gjesti ka shprehur shqetësimin dhe keqardhjen për gjendjen në të cilën ndodhej Egli, duke theksuar se ishte i shqetësuar për shëndetin e saj.
Egli reagon pas daljes nga 'Big Brother': Kam një boshllëk Lexoni edhe:
Teksa po diskutonte me Rozanën u shpreh se:
Gjesti: Gjynah Egli shumë për Zotin, shkova në dhomë të rrëfimit e përcolla, qante, gjynah. Ia shpjegova disa gjëra, ishalla më ka kuptuar.
Rozana: A fole me të?
Gjesti: Po. Ia shpjegova aty sa patëm kohë.
Rozana: E kuptoi?
Gjesti: E kotë, pak, shumë pak. E kuptoi që vetëm vetes keq po i bën. Është e ngarkuar. E shkatërron veten pa sens, pa asgjë. Pa asgjë jo se më ka dashur por u bë e tepërt. Nuk është kjo dashuri, është të luash nga mendja i bën vetes keq.
Gjesti beson se, pas disa ditësh, Egli do të mund ta shihte situatën me një perspektivë tjetër dhe do të ndjehej më mirë.
E di që kur të kalojnë 2 ose 3 ditë, ka për t’u qetësuar do të shohë gjërat ndryshe, do të jetë mirë, do të qetësohet. E ka pasur nga izolimi. Ishte e kotë, edhe motra i tha vëre veten të parën. Gjynah pasha Zotin.
(Kosova Sot Online)