Fero i bie 'pishman' vendos t'i rikthehet muzikës

  • A.P /
  • 27 March 2025 - 07:34
Fero i bie 'pishman' vendos t'i rikthehet muzikës

Fero, edhe pse deklaroi kohë më parë se nuk do bënte më muzikë, ka ndryshuar mendje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ditën e sotme ai publikoi disa pjesë të projektit më të ri muzikor, e cila duket se i drejtohet ish-partneres së tij Arbenita Ismajlit, proceseve ligjore rreth kujdestarisë së vajzës, e po ashtu edhe personave të tjerë.

“Se kam pa qikën që tetë muaj… i qoj të fala motrës së presidentes”,- thotë Fero në këngë.

Ju kujtojmë se Fero përmendi motrën e presidentes Vjosa Osmani, pasi ajo është avokatja e ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli.

(Kosova Sot Online)