Parashqevi Simaku fillon të këndojë

  • A.P /
  • 05 April 2025 - 10:40
Parashqevi Simaku fillon të këndojë

Këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku rreth një javë më parë ka publikuar projektin e saj muzikor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ndërkaq, pak më parë Elton Ilirjani ka publikuar disa video ku shihet Parashqevia teksa këndon këngët shqiptare sikurse dy dekada më parë.

Në një nga InstaStoryt e biznesmenit shqiptar, Parashqevia dëgjohet të këndojë këngën “Ky Marak” në ditëlindjen e fotografit të mirënjohur shqiptar në Amerikë, Fadil Berishës. Eltoni krahas video shkruan për Parashqevinë: Krenare për ty “Mama”, nëna ime është me e mirë se e jotja.”

(Kosova Sot Online)