Samanta Karavella bëhet nënë për herë të parë

  • A.P /
  • 05 April 2025 - 13:20
Samanta Karavella bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja Samanta Karavella, është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka ndarë lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë një foto të veçantë me të bijën në krahë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

“E gjithë bota në krahët e mi”, ka shkuar këngëtarja krahas fotos, ndërsa ka zbuluar dhe emrin e veçantë që ka zgjedhur për vajzën e saj.

Vajza e saj quhet Gia Rose dhe ka ardhur në jetë më datë 18 mars të këtij viti. Duket këngëtarja ka pritur disa ditë për të dhënë lajmin e shumëpritur për ndjekësit e saj dhe publikun e gjerë.

Image

(Kosova Sot Online)