Valbona: Gjesti fituesi i BBV4, e meriton plotësisht!

  • A.P /
  • 11 April 2025 - 10:05
Valbona: Gjesti fituesi i BBV4, e meriton plotësisht!

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Valbona Mhilli ka komentuar mbi ndodhitë e fundit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, si dhe mendimin e saj për finalistët e këtij edicioni, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

"Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është fituesi i “Big Brother VIP 4” dhe e meriton plotësisht. E them këtë duke njohur zemrën e tij, lojërat, ngucjet. Javën e parë na bëri t’i shkonim të gjithë nga mbrapa. Ka pasur një energji të madhe. Një i ri i talentuar me një fëmijëri jo të lehtë, histori të trishtuara por të finalizuara me sukses. Duhet t’i japim suport të rinjve, por dhe për shkak të sfidave që ka kaluar në shtëpinë e BBV", ka thënë ajo.

Image

(Kosova Sot Online)