
Lexoni edhe:
Dafina për Gjestin: Ti ke shkëlqyer aq shumë sa s’kanë mundur të durojnë e të kontrollojnë inatin
Një debat ka nisur mes Eglit dhe Gjestit, pasi ky i fundit ka hequr unazën e martesës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gjesti ngacmonte partneren e tij se pse rri në gjumë kaq shumë, në vend që të çohet e të bëjë punët e shtëpisë.
Por kjo qetësi nuk zgjati shumë pasi Egli vuri re një detaj te Gjesti. Ky i fundit kishte hequr unazën e martesës dhe banores nuk i pëlqeu aspak ky veprim i tij.
“Nuk mbaj unazë unë kurrë dhe i martuar dhe me grua. Unaza plastike (si ajo roza) mbaj, po unazë martese asnjëherë. Duhet të ma njohësh tipin”, i ka thënë Gjesti asaj.
Ndërkohë Egli që është mërzitur me partnerin e saj i thotë:
“Dakord se ta kam njohur surratin, po mos me e mbajt as 24 orë më duket çudi”.
Madje edhe Egli ka vendosur që t’a heqë unazën e martesës njësoj si Gjesti.
(Kosova Sot Online)