
Lexoni edhe:
Gjesti, ka hyrë në historinë e 'Big Brother Vip' me qëndrimin më të gjatë në një ambient të izoluar
Ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania, Zhaklin Lekatari, ka diskutuar rreth formatit të famshëm Big Brother Albania 4, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ajo ka folur për finalistët e këtij edicioni, të cilët janë: Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako.
E pyetur për Gjestin, ajo tha se do ta përshkruante me një fjalë si “të paharrueshëm”.
“I paharrueshëm, mendoj se do të kalojnë vitet, do të zhvillohen Big Brother-at e tjerë dhe dinamikat që ai ka sjell në lojën e Big Brotherit të këtij sezoni, mendoj se do ta bëjnë të paharrueshëm”, u shpreh ajo.
Lekatari tutje tha: “Në ndryshim nga fituesit e tjerë ka një moshë shumë të re, nuk është aq i shkolluar, ka limitet e veta, ka krijuar, ka shkaktuar debate ka ngacmuar me pothuajse të gjithë. Ka nxjerr jashtë shtëpisë 3,4 veta me zarf të zi”.
(Kosova Sot Online)